Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars, pjesë e së cilës janë edhe portieri ynë, Ilir Avdyli dhe mbrojtësi Ilir Krasniqi.
Për Avdylin dhe Krasniqin këto ftesa janë më se të mirëseardhura pas formës fantastike që po kalojnë me ekipin tonë këtë sezon.
Në listën rezervë të Kombëtares së Kosovës ndodhet edhe sulmuesi Muhamet Hyseni.
Dyshes Avdyli-Krasniqi iu urojmë shumë suksese me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa për ne si klub është nder dhe krenari e veçantë që futbollistët tanë të japin kontributin e tyre për fanellën e shtetit tonë.