KF Llapi ka kompletuar transferimin e sulmuesit Kevin D’Almeida, i cili nga sot është pjesë e klubit tonë.
21-vjeçari italo-togolez, i lindur në Modena të Italisë, luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe me 1.90 metra gjatësi përfaqëson një profil të fuqishëm për repartin ofensiv. D’Almeida është formuar në Itali, ku ka qenë pjesë e akademive të Bologna FC dhe Reggiana, ndërsa karrierën profesionale e ka vazhduar në Austri, Estoni, Slloveni dhe Bullgari.
D’Almeida ka firmosur kontratë me klubin deri në vitin 2029, duke u bërë pjesë e projektit tonë për sezonet në vazhdim.
Mirë se vjen, Kevin, shëndet dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

