Tifogrupi ynë, ‘Ultras Legjendat’, mbështetjen për KF Llapi e kanë filluar fillimisht gjatë vitit 2013 me emrin ‘Ultras Tifozët Llapjan’

Fillimet e para kanë qenë më të vështira përshkak të kushteve jo aq të mira infrastrukturore dhe organizative.

Emri ‘Ultras Legjendat’ ka ardhur si ide përshkak të shumë Legjendave të futbollit llapjan si: Favzi Rama, Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Shukri Paqarada, Ejup Bekteshi, Shaban Hajrullahu, Shaban Hajdari, Idriz Mehmeti, Jakup Mehmeti, Islam Visoka, Basri Muçolli, Selatin Vokrri, Muhamet Vokrri, Luan Salihu, Rifat Hajdari, Miftar Ajvazi, Naser Hyseni, Isa Blakçori, Naser Ibrahimi, Isak Ibrahimi, Ismet Haliti, Fadil Kodraliu, Avni Stublla, Hetem Musa, Nexhat Dumnica, Fehmi Podvorica-Rista, Kujtim Aliu, Afrim Ajeti, Bejtush Bejta, Fatmir Berisha etj.

Themeluesit e parë të tifogrupit ‘Ultras Legjendat’ kanë qenë: Bajram Bejtullahu, Labinot Potera, Lon Podvorica, Lum Gashi, Alb Hasani, Ramush Beka dhe Eldin Tahiri, të cilët në mbledhjen e datës 21.03.2014 emëruan tifogrupin me emrin ‘Ultras Legjendat’

Tifogrupi ‘Ultras Legjendat’ shquhen për kulturën e lartë sportive dhe njihen për organizimet fantastike në mbështetje të KF Llapi dhe gjitha klubeve të qytetit.

Nga viti 2013 deri në vitin 2018 pozitën e udhëheqësit e ka mbajtur: Bajram Bejtullahu, pastaj nga viti 2018 deri në vitin 2021 udhëheqës ka qenë Liridon Abdullahu – Duca, kurse nga viti 2021 e tutje udhëheqës i tifozerisë vazhdon të mbetet Rushit Paçarada.