Historiku i KF Llapit
• Fillimet e Futbollit në Kosovë dhe Themelimi i KF Llapit
Futbolli në Kosovë ka një histori të gjatë, që nga fillimi i shekullit XX. Topi i parë i futbollit është sjellë në Kosovë më 1919 nga një student i Grenoblit, ndërsa ekzistojnë dëshmi se futboll është luajtur edhe më herët, në vitin 1914, nga ushtarët Austro-Hungarezë të stacionuar në rajon. Megjithëse futbolli ishte një sport i dashur për banorët e Kosovës, klubet e para filluan të formoheshin zyrtarisht në vitin 1922.
KF Llapi është themeluar në vitin 1932 në Podujevë dhe shumë shpejt u bë një ndër klubet më të rëndësishme në Kosovë. Për shkak të situatës jostabile politike dhe organizative, garat nuk ishin të rregullta deri pas Luftës së Dytë Botërore. Pas vitit 1945, futbolli në Kosovë mori një hov të madh, me formimin e Federatës së Futbollit e Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë.
KF Llapiishtepjesë e rëndësishme e futbollit kosovar, duke garuar në Ligën e Parë të Kosovës dhe duke prodhuar shumë futbollistë të talentuar që kontribuuan në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndër yjet e këtij klubi përmenden: Fadil Vokrri, Favzi Rama, Esat Mehmeti, Shukri Paqarada, Ejup Bekteshi, Shaban Hajrullahu, Bastri Muçolli dhe shumë të tjerë.
• Riorganizimi dhe ringjallja e Llapit (2013 – 2017)
Në vitin 2013, me iniciativën e Komunës së Podujevës dhe kryetarit Agim Veliu, KF Llapi kaloi në një fazë të re organizimi. Nexhat Dumnica u emërua president i klubit, ndërsa Tahir Batatina mori rolin e trajnerit kryesor. Me një projekt ambicioz dhe përkrahje financiare të qëndrueshme, Llapi filloi rrugëtimin drejt Superligës.
Pas një sezoni të parë të suksesshëm, Llapi arriti të shpallej kampion i Ligës së Parë në sezonin 2014/15, duke siguruar rikthimin në Superligë pas shumë vitesh mungesë. Në sezonin e parë në elitë, Llapi u paraqit mjaft mirë, duke u renditur në mesin e ekipeve më të mira të kampionatit.
Vitet 2016 dhe 2017 ishin periudha të konsolidimit për klubin, me rezultate të mira në Superligë dhe pjesëmarrje të suksesshme në Kupën e Kosovës. KF Llapi u bë një nga klubet më të organizuara në vend, duke fituar respektin e kundërshtarëve dhe tifozëve.
• KF Llapipas vitit 2017 – Sukseset dhe rritja e klubit
Pas vitit 2017, KF Llapi vazhdoi të forcohej, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ. Disa nga arritjet më të rëndësishme të klubit në këtë periudhë përfshijnë:
– Finalisti i Kupës së Kosovës 2017 – Klubi arritinë finale të Kupës së Kosovës duke luajturnë finale me Besën nga Peja, porqë u mposht në penallti 2:4 pasiqëkoha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baraz 1:1.
– Fituesi Kupës së Kosovës (2021, 2022) – Klubi arriti të fitonte Kupën e Kosovës për herë të parë në histori në vitin 2021 dhe e përsëriti këtë sukses edhe në vitin 2022.
– Superkupa e Kosovës (2022) – Llapi triumfoi edhe në Superkupën e Kosovës, duke konfirmuar statusin e tij si një nga klubet më të suksesshme në vend.
– Pjesëmarrja në Evropë (2021, 2022, 2024) – KF Llapi u bë pjesë e garave evropiane, duke përfaqësuar Kosovën në UEFA Conference League gjatë viteve 2021 dhe 2022, ndërsa gjatë vitit 2024 në UEFA Europa League.
• E ardhmja dhe objektivat
KF Llapi vazhdon të synojë rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm, me ambicie për të fituar titullin kampion në Superligë dhe për të avancuar më tej në garat evropiane. Me një strukturë të fortë organizative dhe mbështetje të madhe nga tifozët, KF Llapi synon të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të futbollit kosovar.
Klubi vazhdon të investojë në akademinë e të rinjve, duke prodhuar talentë të rinj dhe duke krijuar një bazë të qëndrueshme për të ardhmen. Qëllimi kryesor mbetet jo vetëm suksesi sportiv, por edhe ndërtimi i një identiteti të fortë si një klub model në Kosovë.