KF Llapi njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me futbollistin holandez Queensy Menig, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit.
Menig, 31-vjeçar, është futbollist ofensiv me përvojë të konsiderueshme në futbollin evropian, i cili pritet t’i sjellë skuadrës sonë cilësi, shpejtësi dhe përvojë në repartin sulmues.
I formuar në akademinë e njohur të Ajaxit, Menig ka ndërtuar një karrierë të pasur profesionale, duke luajtur për klube të ndryshme evropiane, ndër të cilat AFC Ajax, FC Nantes, PEC Zwolle, FC Twente dhe Sivasspor.
Përvoja e tij në kampionate të ndryshme dhe cilësitë individuale në fazën ofensive e bëjnë atë një përforcim të rëndësishëm për skuadrën bardhekaltër në vazhdim të sezonit.
Me këtë marrëveshje, KF Llapi synon të rrisë konkurrencën brenda skuadrës dhe të forcojë potencialin ofensiv për përmbushjen e objektivave të klubit.
KF Llapi i uron Queensy Menig mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën tonë!
Mirë se vjen, Queensy!

