Komunikatë Zyrtare: Erion Kaçiu

KF Llapi njofton se futbollisti Erion Kaçiu, në moshën 18-vjeçare, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin.

Erioni është pjesë e Akademisë së Futbollit Llapi që nga viti 2020, ku ndër vite ka kaluar me sukses të gjitha etapat e zhvillimit, duke dëshmuar vazhdimisht përkushtim, cilësi dhe potencial të lartë.

Aktualisht, Kaçiu është pjesë e ekipit U19, me të cilin po paraqitet me sukses, ndërsa puna dhe paraqitjet e tij kanë bërë që të konsiderohet një prej futbollistëve më premtues të gjeneratës së tij në Akademinë e KF Llapi.

Me nënshkrimin e kësaj kontrate, KF Llapi vazhdon të investojë në talentët e rinj dhe t’u krijojë mundësi atyre për të bërë hapin drejt futbollit profesionist dhe ekipit të parë.

Klubi beson se Erioni do të vazhdojë të punojë me të njëjtin përkushtim dhe se kjo kontratë është vetëm fillimi i rrugëtimit të tij në futbollin profesionist.

Urime dhe suksese, Erion! E ardhmja është e jotja.