Komunikatë Zyrtare: Eron Dili

KF Llapi ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Eron Dili, 20-vjeçar, i cili rikthehet në Kosovë pas eksperiencës së tij futbollistike në Belgjikë.

Dili ka zhvilluar karrierën e tij në Belgjikë, ku ka kaluar nëpër kategoritë e reja të Berchem Brussels FC dhe ka luajtur edhe në futbollin senior në Divizionin e Tretë.

Mesfushori dallohet për vizionin e lojës dhe përgatitjen teknike, ndërsa në moshën 13-vjeçare ka qenë i ftuar për një test tre-ditor në Akademinë e Real Madridit.

KF Llapi falënderon menaxherin e lojtarit, z. Hamdi Dili, për bashkëpunimin dhe korrektësinë gjatë realizimit të këtij transferimi.

Mirë se vjen, Eron!