Komunikatë Zyrtare: Vokli Laroshi

KF Llapi ka arritur marrëveshje për rikthimin e portierit Vokli Laroshi, i cili nga sot është përsëri pjesë e familjes bardhekaltër.

Portieri 25-vjeçar, me origjinë nga Elbasani dhe me një paraqitje me Kombëtaren U21 të Shqipërisë, rikthehet te Llapi pas një edicioni të kaluar te SC Gjilani. Laroshi më parë kishte mbrojtur ngjyrat e klubit tonë për dy edicione e gjysmë, duke u bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë.

Pas eksperiencës së tij të fundit në Superligë, Vokli rikthehet në “Zahir Pajaziti”, këtë herë për të nisur një kapitull të ri me fanellën që e ka veshur edhe më parë.

Laroshi ka nënshkruar kontratë me KF Llapin deri në vitin 2028.

Mirë se u ktheve në shtëpi, Vokli!