KF Llapi njofton opinionin se ka arritur marrëveshje me portierin holandez Tein Troost, i cili nga sot bëhet pjesë e klubit tonë.
Troost, 24-vjeçar, luan në pozitën e portierit dhe është i gjatë 1.90 metra. Ai është formuar në akademitë e njohura të NAC Breda dhe Feyenoord, ndërsa gjatë karrierës së tij ka fituar përvojë edhe në futbollin belg.
Në sezonin e fundit, Troost ishte pjesë e KSC Lokeren-Temse, ku regjistroi 15 paraqitje në Challenger Pro League, prej tyre 14 si titullar, duke përfunduar 2 ndeshje pa pranuar gol dhe duke pritur edhe një penallti.
Portieri holandez është gjithashtu ish-pjesëtar i Holandës U18.
KF Llapi dhe Tein Troost kanë arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare, deri në vitin 2028.
Mirë se vjen në Podujevë, Tein, shëndet dhe shumë suksese me fanellën tonë!

