KF Llapi njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me mesfushorin Ali Adem, me marrëveshje të dyanshme.
Vendimi për përfundimin e bashkëpunimit është marrë në mirëkuptim të plotë mes palëve, ndërsa mospërshtatja ka qenë një ndër faktorët kryesorë në këtë vendim.
Klubi i shpreh mirënjohje Ali Ademit për angazhimin, përkushtimin, sjelljen korrekte dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në klubin bardhekaltër.
I urojmë Aliut shumë suksese dhe mbarësi në vazhdim të karrierës së tij sportive dhe profesionale.

