Komunikatë Zyrtare: Abdoulaye Yahaya

KF Llapi ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të krahut, Abdoulaye Yahaya, i cili nga edicioni i ri do ta vesh fanellën bardhekaltër.

Yahaya, 24-vjeçar nga Kameruni, luan kryesisht në krahun e djathtë të sulmit. Me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian, ai ka qenë pjesë e skuadrave si Újpest FC, Tuzlaspor, FCV Dender, Francs Borains dhe Leixões SC, duke u aktivizuar në kampionate të ndryshme evropiane.

Sulmuesi kamerunas është gjithashtu ish-përfaqësues i Kamerunit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur në nivele të ndryshme të futbollit në Hungari, Turqi, Belgjikë dhe Portugali.

Abdoulaye Yahaya ka firmosur kontratë me KF Llapin deri në vitin 2028, duke u bërë pjesë e projektit tonë për edicionet e ardhshme.

Mirë se vjen në Podujevë, Abdoulaye!