Komunikatë Zyrtare: Arbnor Aliu

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë se qendërmbrojtësi Arbnor Aliu ka rinovuar kontratën me klubin tonë deri në verën e vitit 2029.

Paraqitjet e shkëlqyera dhe kontributi i tij gjatë sezonit të kaluar kanë bërë që klubi t’i besojë edhe më tej njërit prej futbollistëve më të rëndësishëm të repartit defensiv.

23-vjeçari zhvilloi një sezon shumë të mirë me fanellën bardhekaltër, duke regjistruar 31 paraqitje, 1 gol dhe 3 asistime, statistika që dëshmojnë vazhdimësinë dhe rëndësinë e tij në skuadër.

Rinovimi i kontratës së Arbnorit është pjesë e strategjisë së klubit për të ruajtur bërthamën e ekipit dhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonet në vazhdim.

Klubi i uron Arbnorit shëndet dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!