Komunikatë Zyrtare: Yaid Marhoum

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin holandez Yaid Marhoum, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes bardhekaltër.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë me KF Llapin deri në verën e vitit 2029, duke iu bashkuar projektit të klubit për sezonet në vazhdim.

Marhoum është produkt i futbollit holandez, ndërsa një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të tij e kaloi në akademinë e FC Twente, një nga akademitë më të njohura në Holandë. Në karrierën e tij ai ka qenë pjesë edhe e TOP Oss, duke fituar eksperiencë në futbollin profesionist holandez.

Me shtatlartësinë dhe fuqinë fizike në fazën ofanzive, Marhoum pritet t’i japë një dimension të ri repartit sulmues të ekipit tonë dhe të jetë një vlerë e shtuar në realizimin e objektivave të klubit.

KF Llapi i uron Yaid Marhoum mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!