Komunikatë Zyrtare: Ilir Blakçori

Klubi Futbollistik Llapi njofton se me përfundimin e edicionit 2025/26 ka përfunduar edhe kontrata e mbrojtësit të majtë, Ilir Blakçori, duke përmbyllur kështu një tjetër kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të tij me fanellën bardhekaltër.

Në tri sezonet e fundit, Iliri zhvilloi 107 ndeshje zyrtare, realizoi 8 gola dhe dhuroi 8 asistime, duke qenë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Ai ishte gjithashtu pjesë e dy cikleve evropiane të klubit, duke dhënë kontributin e tij që klubi të arrij sa më shumë suksese.

Megjithatë, vlera e Blakçorit për klubin nuk matet vetëm me statistika. Me afro 300 paraqitje në total me fanellën bardhekaltër gjatë karrierës së tij, ai renditet ndër futbollistët që kanë dhënë më së shumti për klubin, duke qenë pjesë e periudhave të ndryshme të historisë dhe duke mbrojtur me krenari ngjyrat e qytetit të tij.

Puna, sakrifica, angazhimi i madh dhe lidhja e tij me fanellën bardhekaltër do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve të bukura të klubit dhe tifozëve tanë.

KF Llapi falenderon përzemërsisht Ilir Blakçorin për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë ndër vite dhe për çdo moment që kaloi me fanellën bardhekaltër.

Dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për njerëzit që japin kaq shumë për të, ndërsa Iliri padyshim është njëri prej tyre.

Të urojmë shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në kapitullin e ardhshëm të jetës dhe karrierës.

Faleminderit për gjithçka, Ilir!