KF Llapi ka zhvilluar sot ndeshjen e fundit miqësore në kuadër të fazës përgatitore në Antalya, duke barazuar 0-0 ndaj FC Kudrivka.
Edhe pse ndeshja nuk prodhoi gola, ajo u karakterizua nga intensiteti i lartë, duele të forta dhe ritëm i mirë gjatë gjithë 90 minutave. Ekipi ynë u paraqit jashtëzakonisht mirë, pavarësisht ngarkesës fizike nga faza përgatitore, duke treguar seriozitet dhe kompaktësi në të gjitha repartet.
Kjo ishte ndeshja përmbyllëse e fazës përgatitore në Antalya, ku ekipi ynë regjistroi 1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, një bilanc pozitiv që shërben si bazë e mirë para fillimit të sezonit pranveror.
Lajm i mirë nga kjo përballje ishte rikthimi në fushë i sulmuesit Muhamet Hyseni, i cili u aktivizua pas lëndimit, si dhe fakti që Arbnor Ramadani e ka kaluar plotësisht lëndimin muskulor dhe është gati për vazhdimësinë e sezonit.
Në këtë takim, stafi teknik u dha hapësirë më të madhe shumicës së lojtarëve që nisën ndeshjen nga minuta e parë, me qëllim marrjen e ngarkesave të nevojshme fizike para fillimit të edicionit pranveror.
Formacioni startues i KF Llapi:
Marijan Coric (Aridon Bllaca – 76′) – Enedin Mulalic (Benjamin Emini – 65′), Luan Lleshi (Bujar Idrizi – 46′), Fuad Ajvazi (Gentrit Jaha – 82′), Haris Ibrisagic (Landrit Rama – 76′), Arbër Bytyqi (Ilir Blakçori – 65′) – Arbnor Aliu (Francisco Neto – 76′), Arianit Hasani (Arbnor Ramadani – 46′), Edon Sadriu (Besar Musolli – 73′) – Hasan Hyseni (Elvir Gashijani – 65′), Muhamet Hyseni (Mërgim Cërnavërni – 55′).
KF Llapi do të vazhdojë përgatitjet në Antalya deri më 2 shkurt, për t’u kthyer më pas në Kosovë dhe për të finalizuar përgatitjet për sfidat e sezonit pranveror.

