KF Llapi ka kënaqësinë të prezantojë transferimin e radhës për sezonin 2026/27. Mbrojtësi i majtë Nikola Najdovski është zyrtarisht futbollist i klubit tonë.
21-vjeçari ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Najdovski vjen në klubin tonë pas paraqitjeve të tij në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ku ka qenë pjesë e KF Tikvesh (32 paraqitje/4 asistime), ndërsa gjithashtu ka përfaqësuar edhe Kombëtaren U21 të Maqedonisë së Veriut.
Në moshën 21-vjeçare, Najdovski tashmë ka krijuar një përvojë të rëndësishme në futbollin profesionist, ndërsa tek Llapi vjen me synimin për të vazhduar zhvillimin e tij dhe për të ndihmuar ekipin në sfidat e sezonit të ri.
Transferimi i Najdovskit është pjesë e strategjisë së klubit për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe me perspektivë për sezonet e ardhshme.
Mirë se vjen në familjen bardhekaltër, Nikola!

