Komunikatë Zyrtare: Lulzim Peci

Klubi Futbollistik Llapi njofton se me përfundimin e edicionit 2025/26 ka skaduar kontrata e mesfushorit Lulzim Peci.

Peci ishte pjesë e skuadrës bardhekaltër për dy sezone, periudhë gjatë së cilës kontribuoi me përkushtim dhe profesionalizëm për klubin në ndeshjet zyrtare.

Gjatë aventurës së tij te Llapi, mesfushori mitrovicas regjistroi 49 paraqitje, duke realizuar 1 gol dhe 4 asistime me fanellën bardhekaltër.

Me përfundimin e kontratës, palët ndajnë rrugët në mënyrë korrekte dhe me respekt të ndërsjellë për periudhën e kaluar së bashku.

KF Llapi e falënderon Lulzim Pecin për angazhimin, disiplinën dhe korrektësinë e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

Faleminderit dhe suksese, Lulzim!