KF Llapi uron për transferimin e ish-futbollistit tonë, Ilir Krasniqi në klubin Polissya Zhytomyr, i cili deri para një viti ishte pjesë e familjes bardhekaltër.

Gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë, Iliri ishte shembull profesionalizmi, përkushtimi dhe korrektësie, prandaj jemi krenarë për çdo arritje të tij në karrierë. Ai dha kontribut të rëndësishëm për klubin dhe la gjurmë pozitive te KF Llapi.

Ky transferim përfaqëson jo vetëm sukses sportiv për futbollistin, por edhe përfitim financiar për klubin tonë, pasi KF Llapi posedon 20% të shitjes së ardhshme nga klubi Kolos Kovalivka, në bazë të marrëveshjes së mëhershme.

KF Llapi i dëshiron Ilir Krasniqit shumë suksese në vazhdim të karrierës dhe mbetet i përkushtuar në zhvillimin dhe promovimin e futbollistëve që përfaqësojnë vlerat e klubit tonë.