KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje të dyanshme me mesfushorin Bleron Fetahi për përfundimin e kontratës.
Duke parë konkurrencën dhe në kërkim të më shumë hapësirës për zhvillim, Fetahi ka kërkuar mirëkuptimin e klubit për t’u larguar, me qëllim që të provojë veten në një ambient tjetër.
Mesfushori mitrovicas ishte pjesë e ekipit U21 të KF Llapit dhe ishte nën kontratë me klubin, ku gjatë angazhimit të tij tregoi përkushtim dhe profesionalizëm në përmbushjen e detyrave të tij.
KF Llapi e falënderon Bleron Fetahin për angazhimin dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.

