Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë angazhimin e portierit 24-vjeçar, Aridon Bllaca.
Bllaca vjen nga radhët e SC Gjilanit për të shtuar konkurrencën në portë dhe ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në verën e vitit 2028.
Portieri shtatlartë e ka nisur karrierën e tij si i ri tek SC Gjilani, ku ka qenë pjesë e këtij klubi deri më tani, ndërsa nga edicioni pranveror do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat bardhekaltër të KF Llapi.
Bllaca ka debutuar me ekipin e parë të Gjilanit në vitin 2021, ndërsa ka regjistruar gjithsej 39 paraqitje zyrtare në të gjitha garat, duke e mbajtur portën e paprekur në 12 ndeshje.
Tashmë është koha që Aridon Bllaca të shfaqë cilësitë e tij në klubin e ri, teksa nga ai presim të japë kontribut maksimal në realizimin e objektivave tona.

