KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje të dyanshme me mesfushorin ofensiv Xheis Rushiti për përfundimin e bashkëpunimit.
Me mirëkuptim të ndërsjellë mes palëve, është vendosur që kontrata të përmbyllet, duke i hapur rrugë lojtarit për sfida të reja në vazhdim të karrierës së tij.
Xheis Rushiti ishte pjesë e KF Llapit, ku gjatë angazhimit të tij tregoi përkushtim dhe profesionalizëm, duke kontribuar sipas mundësive në objektivat e klubit.
KF Llapi e falënderon Xheis Rushitin për kontributin dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

