Kampi stërvitor në Antalya: Skuadra përfundoj stërvitjen e pasditës

KF Llapi ka përfunduar stërvitjen e dytë për ditën e sotme, e cila u zhvillua në kushte jo të favorshme për punë, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut. Megjithatë, ekipi ka punuar me intensitet të lartë dhe ka shfrytëzuar 1 orë e gjysmë për një stërvitje të përkushtuar.

Mesfushori Ergyn Ahmeti është rikthyer në stërvitje pas një dëmtimi të vogël në gju që pësoi në fillim të përgatitjeve. Pas konsultave mjekësore, u konstatua se dëmtimi nuk është serioz dhe ai mund të kthehet në fushë.

Ndërkohë, sulmuesi Mërgim Cërnavërni nuk ka marrë pjesë në stërvitje për shkak të një shqetësimi muskular. Ai ka kryer stërvitje rikuperuese në pishinën e hotelit Concorde.

Ekipi do të zhvillojë miqësoren e parë në Antalya nesër, ndaj Dynamo Kyiv. Ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00 sipas kohës lokale në Turqi (14:00 sipas kohës lokale në Kosovë). Para ndeshjes, ekipi do të kryejë një stërvitje të lehtë në mëngjes, e cila do të përcaktohet (fitnes/fushë) në varësi të kushteve atmosferike.