Bardhekaltrit deri më 21 janar stërvisin në Podujevë – fazën e dytë përgatitore e zhvillojnë në Turqi deri më 1 shkurt

Klubi Futbollistik Llapi njofton se përgatitjet për edicionin pranveror do t’i zhvillojë në Podujevë deri më 21 janar. Pas kësaj date, ekipi do të zhvendoset në Antalya të Turqisë për fazën përfundimtare të përgatitjeve para nisjes së edicionit pranveror.

Gjatë periudhës së stërvitjeve në Podujevë, ekipi planifikon të luajë një ndeshje miqësore, e cila do të caktohet së shpejti. Ndërsa në Turqi, bardhekaltrit do të zhvillojnë katër duele të tjera miqësore për të vlerësuar formën e secilit futbollist para sfidave që i presin në pranverë.

Vlen të theksohet se ekipi, që nga fillimi i përgatitjeve, po stërvitet me përkushtim maksimal, ndërsa intensiteti i stërvitjeve po rritet dita-ditës. Po ashtu, drejtuesit e klubit janë duke punuar në afrime cilësore në pozicionet ku nevojiten përforcime.

Për informacione dhe detaje të tjera, tifozët tanë do të njoftohen me kohë përmes rrjeteve tona sociale.