Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se pas përfundimit të kontratës, nuk ka vazhduar bashkëpunimin me kryetrajnerin e ekipit U-21, Mehmet Agushi.
Agushi ka dhënë kontribut të çmueshëm për klubin përgjatë 8 viteve sa ishte pjesë e kategorive të reja të Akademisë deri tek ekipi U-21 së fundmi.
34-vjeçari i cili u shpall kampion sezonin 2022/23 me ekipin e juniorëve është larguar nga klubi në kërkim të sfidave të reja, për të cilën klubi e ka mirëkuptuar.
Të falenderojmë “Meha” për kontributin e dhënë për klubin, të dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës suaj.