Në ambientin e “Restaurant Llapi”, drejtuesit e klubit tonë mbajtën takim një takim koordinues për pjesën e ndeshjeve të mbetura me përfaqësues të kompanive dhe bizneseve, kryesisht llapjane.
Presidenti i klubit, Beqir Batatina dhe organizatori i këtij takimi, sponsori gjeneral, Naim Berisha, treguan për rëndësin e këtij takimi duke u bërë me dije se mbështetja për klubin në këtë fazë të ndeshjeve është shumë e rëndësishme.
Në anën tjetër, kryetrajneri i ekipit, Tahir Batatina, tregoi detaje mbi përgatitjet e skuadrës për ndeshjet e mbetura, me ç’rast edhe përmendi punën e madhe që po bëhet nga gjithë stafi dhe futbollistët për arritjen e objektivit, fitimin e titullit kampion.
Ndërsa, përfaqësuesit e kompanive dhe bizneseve, përfshirë këtu edhe sponsorët aktual, njëzëri u dakorduan për t’i dhënë mbështetje morale e financiare klubit për arritjen e qëllimit.
Klubi ditëve në vijim do dal me një raport të detajuar mbi mbështetjen e sponsorëve aktual, kompanive dhe bizneseve tjera që ishin në takim.