KF Llapi njofton se, të mërkuren më 08.05.2024, ora 18:00 në Restaurant Llapi, kryesia e klubit do mbaj një takim me bizneset dhe kompanitë e fuqishme llapjane.
Temë diskutimi e këtij takimi do jetë: Mbështetja për klubin drejt objektivit shekullor – kurorëzimin me titull kampioni.
Mirëpresim gjitha kompanitë dhe bizneset e fuqishme llapjane t’i bashkangjiten këtij takimi për t’iu dhënë mbështetjen e merituar kryesisë, bordit drejtues, sponsorëve aktual, shtabit dhe futbollistëve në katër ndeshjet e fundit që secila është më e rëndësishme se tjetra për t’a përmbyllur me titull kampion ëndrrën e kahmotshme të secilit prej nesh.
Të gjithë për Llapin – Llapi për të gjithë!