Skuadra jonë ka vazhdar përgatitjet për ndeshjen ndaj Feronikeli ’74, të cilën do ta presë në javën e 32-të Albi Mall Superligës.
Stërvitja e sotme u zhvillua në fushën ndihmëse me bari sintetik në Dumosh.
Gjendja shëndetësore e futbollistëve në këto momente është maksimalisht e mirë dhe ekipi nuk do vuaj mungesën e asnjërit futbollist përshkak të ndonjë dëmtimi.
Nën drejtimin e kryetrajnerit Tahir Batatina dhe shtabit teknik të tij, ekipi punoi me përgjegjësi dhe përkushtim maksimal. Ekipi do vijoj edhe nesër me një stërvitje të lehtë, ndërsa të dielën nga ora 15:00 në “Zahir Pajaziti” e zhvillon ndeshjen me Feronikeli ’74.
Më poshtë gjeni disa pamje nga stërvitja e sotme e zhvilluar në Dumosh.