KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Sami Bashaj, i cili i bashkohet skuadrës sonë nga FC Basel i Zvicrës.
Bashaj ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në verën e vitit 2029, duke u bërë pjesë e projektit sportiv të KF Llapit.
I lindur më 13 qershor 2006, Bashaj luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe është zhvilluar në sistemin e FC Basel, ku ka qenë pjesë e grupmoshave të klubit zviceran. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Zvicrën në grupmoshat U17 dhe U18.
Me këtë transferim, KF Llapi vazhdon të përforcojë skuadrën me futbollistë të rinj dhe perspektivë, të cilët synojnë të kontribuojnë në objektivat e klubit.
Sami, mirë se vjen në familjen bardhekaltër, të dëshirojmë shumë suksese me fanellën e Llapit!

