KF Llapi njofton për transferimin e sulmuesit të talentuar, Ammar Munishi.
18-vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit, vjen nga futbolli zviceran, ku është zhvilluar në akademitë e FC Laufen, FC Kickers Basel dhe FC Concordia Basel, ndërsa së fundmi ishte pjesë e FC Pratteln.
Munishi konsiderohet një futbollist me potencial dhe perspektivë, ndërsa ardhja e tij në Podujevë është pjesë e filozofisë së klubit për të investuar në futbollistë të rinj dhe me potencial zhvillimi.
KF Llapi falënderon menaxherin e lojtarit, z. Musa Quranolli, për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e këtij transferimi.
Ammar, mirë se vjen në familjen bardhekaltër!

