Komunikatë Zyrtare: Erijon Salihu

KF Llapi ka arritur marrëveshje për angazhimin e portierit të ri Erijon Salihu, i cili i bashkohet klubit për sezonin e ri.

20-vjeçari Salihu vjen te Llapi pas eksperiencës së fundit te SC Gjilani U21, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e FC Ferizaj, FC Dinamo dhe KF Tefik Çanga.

Me potencialin dhe eksperiencën e fituar deri më tani, Salihu shihet si një portier me perspektivë, i cili do të jetë pjesë e projektit të klubit për të ardhmen.

Klubi i dëshiron Erijonit mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij me KF Llapi!