Komunikatë Zyrtare: Mërgim Cërnavërni

KF Llapi njofton se ka përfunduar me marrëveshje të dyanshme bashkëpunimin me sulmuesin Mërgim Cërnavërni.

Cërnavërni është futbollist i dalë nga akademia e klubit tonë, ku ka kaluar të gjitha kategoritë e reja, për të vazhduar më pas rrugëtimin e tij deri te ekipi senior. Për tri vitet e fundit, ai ishte pjesë e ekipit të parë me kontratë profesionale.

Gjatë kësaj periudhe, Mërgim Cërnavërni u paraqit në 23 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e KF Llapit.

Kontribut të rëndësishëm ai dha edhe në ekipet e reja të klubit. Në sezonin e fundit, Cërnavërni ishte pjesë e ekipit U21 që u shpall kampion, ndërsa tri vite më parë, ishte pjesë e gjeneratës U19 që gjithashtu u shpall kampione, duke përfunduar sezonin si golashënuesi më i mirë i ekipit.

KF Llapi e falënderon Mërgim Cërnavërnin për përkushtimin, kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë gjithë periudhës së kaluar me klubin dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

Faleminderit për gjithçka, Mërgim!