KF Llapi njofton se pas përfundimit të kontratës, Edon Sadriu nuk do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ri.
Pas përfundimit të kontratës, Edoni ka vendosur të vazhdojë jetën jashtë vendit për arsye familjare, çka ka bërë që bashkëpunimi ynë të mos vazhdojë edhe në sezonin 2026/27.
Gjatë sezonit 2025/26, Edon Sadriu zhvilloi 31 paraqitje, duke kontribuar me 7 gola dhe 6 asistime.
KF Llapi e falënderon Edonin për kontributin e tij të çmuar, përkushtimin, profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar gjatë kohës së kaluar në klub.
I urojmë shumë suksese në vazhdimin e karrierës dhe jetës së tij, duke i dëshiruar çdo të mirë në të ardhmen.
Faleminderit për gjithçka, Edon!

