Komunikatë Zyrtare: Drilon Sadiku

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Drilon Sadiku, i cili nga ky edicion do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër.

Sadiku është një futbollist me eksperiencë në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, duke qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë, Kroaci dhe Belgjikë. Me cilësitë e tij në repartin ofensiv dhe eksperiencën e akumuluar gjatë karrierës, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë.

Klubi i uron Drilonit mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese në këtë kapitull të ri me KF Llapin!