Komunikatë Zyrtare: Gentrit Hetemaj

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të talentuar kosovar, Gentrit Hetemaj.

Hetemaj, 19-vjeçar dhe me gjatësi prej 188 cm, vjen te Llapi pas eksperiencës në futbollin gjerman, ku ishte pjesë e akademisë së SV Darmstadt 98, ndërsa gjithashtu ka përfaqësuar Kosovën U19 në garat ndërkombëtare.

Me potencialin dhe eksperiencën e fituar në futbollin gjerman, Gentrit Hetemaj pritet të jetë një tjetër përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë në rrugëtimin drejt objektivave të sezonit 2026/27.

Gentrit Hetemaj ka firmosur kontratë me KF Llapi deri në vitin 2029.

Gentrit, mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, shëndet e shumë suksese!