KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin ofensiv kroat Pjero Škarić, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në verën e vitit 2028.
Pas përfundimit me sukses të ekzaminimeve mjekësore, 27-vjeçari i është bashkuar skuadrës dhe tashmë ka nisur përgatitjet me bardhekaltërit për sezonin e ri.
Škarić vjen në Podujevë pas një sezoni shumë të suksesshëm me NK Hrvace, ku në 34 paraqitje realizoi 10 gola dhe kontribuoi me 5 asistime, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.
Škarić pritet t’i japë një dimension të ri repartit ofensiv të KF Llapit dhe të jetë një armë e rëndësishme për objektivat e klubit në sezonet në vazhdim.
Familja bardhekaltër i uron mirëseardhje Pjero Škarić dhe i dëshiron shëndet, suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën e KF Llapit.
Mirë se erdhe në Podujevë, Pjero!

