KF Llapi njofton se, me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Gentijan Aliu.
Aliu iu bashkua klubit tonë në shkurt të këtij viti, pas transferimit nga Top Football. Gjatë periudhës së tij te Llapi, ai regjistroi një paraqitje me ekipin e parë në Superligë, ndërsa ishte pjesë edhe e ekipit U21, me të cilin kontribuoi në sezonin që u kurorëzua me titullin kampion.
Klubi e falënderon Gentijanin për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër.
KF Llapi i uron Gentijan Aliut shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë personal.

