Komunikatë Zyrtare: Arlind Maloku

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin qendror Arlind Maloku, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes bardhekaltër.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2029, duke iu bashkuar projektit të klubit për sezonet në vazhdim.

Maloku transferohet nga FK Dečić, me të cilin ekip regjistroi 14 paraqitje zyrtare. Më herët ai ishte pjesë e FC Feronikeli 74, ku zhvilloi 27 ndeshje, duke dëshmuar cilësitë e tij në repartin e mesfushës.

Arlindi pritet të sjellë stabilitet dhe konkurrencë në repartin e mesfushës sonë, duke synuar t’i ndihmoj ekipit t’i arrij objektivat në këtë sezon dhe sezonet në vijim.

KF Llapi vazhdon të ndërtojë skuadër konkurruese në çdo repart, me qëllimin e vetëm që ekipi të paraqitet denjësisht në sezonin e ri.

KF Llapi i uron Arlind Malokut mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!