KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin bullgar Daniel Ivanov, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e klubit tonë.
24-vjeçari, i cili aktivizohet si sulmues i krahut të djathtë dhe mund të luajë edhe në repartet tjera ofanzive, i bashkohet Llapit pas eksperiencës në elitën e futbollit bullgar, ku ishte pjesë e Spartak Varna.
Ivanov ka nënshkruar kontratë me KF Llapi deri në verën e vitit 2029 dhe do të jetë pjesë e projektit të klubit për sezonet në vazhdim.
Me cilësitë, shpejtësinë dhe potencialin e tij, Danieli pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në arritjen e objektivave.
Klubi i uron Daniel Ivanovit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!
Mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, Daniel!

