Komunikatë Zyrtare: Agon Xhaka

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Agon Xhaka, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes bardhekaltër.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në verën e vitit 2028, duke iu bashkuar projektit të klubit për dy sezonet në vazhdim.

Xhaka vjen në Podujevë pas një periudhe pesëvjeçare shumë të suksesshme me FC Malishevën, ku ishte ndër futbollistët kyç të kësaj skuadre. Gjatë kësaj periudhe ai regjistroi 129 paraqitje zyrtare, duke kontribuar në sukseset e Malishevës – kualifikimet në garat evropiane, për tri sezone radhazi.

I njohur për sigurinë në mbrojtje, lojën në ajër dhe karakterin luftarak, Xhaka pritet të sjellë stabilitet dhe lidership në repartin defensiv të ekipit në sezonin e ri.

KF Llapi vazhdon të forcojë skuadrën me futbollistë të dëshmuar, në funksion të realizimit të objektivave për sezonin e ri, njëherit i uron Agon Xhakës mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, Agon! Bashkë drejt suksesit!