Komunikatë Zyrtare: Redon Bejta

Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin publik se me përfundimin e edicionit 2025/26 ka skaduar kontrata e sulmuesit 24-vjeçar, Redon Bejta.

Redoni ishte pjesë e familjes bardhekaltër dhe gjatë sezonit pati tri paraqitje me ekipin e parë, duke fituar përvojë në nivelin më të lartë të futbollit kosovar.

Njëkohësisht, ai ishte një nga protagonistët kryesorë të ekipit U21 të KF Llapit në sezonin 2025/26. Me paraqitje të shkëlqyera, Bejta regjistroi 25 ndeshje, realizoi 35 gola dhe kontribuoi me 7 asistime, duke qenë një prej futbollistëve më të spikatur të skuadrës kampione U21.

KF Llapi e falënderon Redonin për përkushtimin, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit, duke i uruar shëndet, suksese dhe arritje të mëdha në vazhdim të karrierës së tij.

Faleminderit, Redon dhe suksese në sfidat e ardhshme!