Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin publik se me përfundimin e edicionit 2025/26 ka skaduar kontrata e qendërmbrojtësit Landrit Rama, duke përmbyllur kështu bashkëpunimin dyvjeçar e gjysmë mes palëve.
Rama ishte pjesë e familjes bardhekaltër për dy vite e gjysmë, periudhë gjatë së cilës u shqua për përkushtimin, seriozitetin dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të ekipit. Si një futbollist që gjithmonë dha maksimumin në fushën e lojës, ai ishte pjesë e rëndësishme e repartit defensiv të skuadrës.
Gjatë kohës së tij te KF Llapi, 29-vjeçari regjistroi 78 paraqitje zyrtare me fanellën bardhekaltër, duke kontribuar në rrugëtimin e klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare.
Përtej statistikave, Landriti do të kujtohet për profesionalizmin, karakterin sportiv dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë periudhës sa ishte pjesë e klubit.
Klubi i uron Landrit Ramës shëndet, suksese dhe arritje të mëdha në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
Faleminderit për gjithçka, Landrit!

