Komunikatë Zyrtare: Arbër Bytyqi

Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin publik se me përfundimin e edicionit 2025/26 ka skaduar kontrata e mbrojtësit të majtë, Arbër Bytyqi, duke përmbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të bashkëpunimit mes klubit dhe futbollistit.

Arbër Bytyqi iu bashkua KF Llapit në janar të vitit 2023, pas transferimit nga Tirana, dhe për tri vite e gjysmë ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bardhekaltër.

Gjatë kësaj periudhe, Bytyqi regjistroi gjithsej 79 paraqitje zyrtare me fanellën bardhekaltër, duke kontribuar me 2 gola dhe 9 asistime.

Me paraqitjet e tij, Arbëri ishte pjesë e shumë momenteve të rëndësishme të klubit dhe la gjurmë në rrugëtimin e KF Llapit gjatë viteve të fundit.

KF Llapi i uron Arbërit shëndet, suksese dhe sa më shumë arritje në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

Faleminderit për gjithçka, Arbër!