Komunikatë Zyrtare: Luan Lleshi

Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me futbollistin Luan Lleshi për përfundimin e bashkëpunimit mes palëve.

Qendërmbrojtësi iu bashkua Llapit gjatë sezonit 2025/26 dhe gjatë qëndrimit të tij me fanellën bardhekaltër zhvilloi 14 ndeshje zyrtare, duke regjistruar 1083 minuta në fushën e lojës.

KF Llapi shpreh mirënjohjen e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë nga Luan Lleshi gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit.

Klubi i uron Luanit shëndet, suksese dhe arritje të mëdha në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

Faleminderit, Luan dhe suksese në sfidat e ardhshme!