Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin publik se me marrëveshje të dyanshme është përfunduar bashkëpunimi me mesfushorin ofensiv, Francisco Neto.
Ndarja vjen në mirëkuptim të plotë mes palëve, duke marrë parasysh edhe vështirësitë e lojtarit për t’u ambientuar në mënyrën e duhur brenda ekipit dhe rrethanat e periudhës së tij te klubi.
Gjatë qëndrimit te Llapi, Neto regjistroi 4 paraqitje me fanellën bardhekaltër në ndeshjet zyrtare.
KF Llapi e falënderon Francisco Neton për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, duke i uruar shëndet, suksese dhe arritje të mëtejshme në vazhdim të karrierës së tij.
Faleminderit, Francisco dhe suksese në të ardhmen!

