KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin defanziv 21-vjeçar, Lorik Sadiku, i lindur në Kanada, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Futbollisti së fundmi ishte pjesë e FC Shkupi, ndërsa gjatë sezonit të kaluar ka kontribuar edhe për FC Ferizaj dhe FC KEK-u, duke fituar përvojë të rëndësishme në futbollin vendor.
Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e disa klubeve jashtë vendit, përfshirë FC Rot-Weiß Koblenz dhe MSV Düsseldorf, ku ka zhvilluar më tej cilësitë e tij në repartin e mesfushës.
Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar kontratë të vlefshme për një vit e gjysmë. Sadiku pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës dhe t’i bashkohet menjëherë grupit në stërvitje.
KF Llapi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër.

