KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin e qendrës, Mërgim Cërnavërni, i cili ka zgjatur kontratën me klubin deri në verën e vitit 2029.
20-vjeçari, produkt i Akademisë së Futbollit Llapi, është një nga futbollistët premtues të dalë nga struktura jonë dhe tash e disa vite edhe pjesë e rëndësishme e ekipit të parë. Me cilësitë e tij prej sulmuesi, Cërnavërni pritet të ketë të ardhme të ndritur me fanellën bardhekaltër dhe pse jo të ndjek rrugën e futbollistëve tjerë që nga Llapi janë transferuar në klube të ndryshme evropiane.
Vazhdimësia e bashkëpunimit me lojtarët e dalë nga akademia dëshmon besimin e klubit në talentin vendor dhe në projektin afatgjatë të ndërtimit të skuadrës.
KF Llapi i uron Mërgimit suksese të vazhdueshme dhe shumë gola me fanellën tonë.

