KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes 3-vjeçare e gjysmë me sulmuesin e qendrës, Gentijan Aliu, i cili nga sot i bashkohet zyrtarisht skuadrës sonë.
20-vjeçari vjen në radhët bardhekaltër pas paraqitjeve shumë të mira me ekipin e Top Football, ku në edicionin e fundit ka regjistruar 9 gola dhe 4 asistime në 12 paraqitje zyrtare.
Ndërsa në edicionin paraprak, Aliu ka pasur një sezon tejet produktiv, duke realizuar 32 gola dhe 10 asistime në 26 ndeshje, statistika që dëshmojnë potencialin dhe instinktin e tij para portës kundërshtare.
Transferimi i Gentijan Aliut është pjesë e strategjisë së klubit për të investuar në talentë të rinj me perspektivë dhe për të forcuar repartin ofensiv për sfidat që na presin.
KF Llapi i uron Gentijanit shumë suksese me fanellën bardhekaltër dhe mirëseardhje në familjen tonë.

