Komunikatë Zyrtare: Haris Ibrisagic

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin 20-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina, Haris Ibrisaagić.

Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë me klubin tonë me kohëzgjatje 3 vite e gjysmë, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të KF Llapit.

Haris Ibrisaagić është produkt i klubeve të formimit Željezničar Sarajevo dhe FK Sarajevo, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e FC Cosmoc dhe FC Bishkek City, klub ky i fundit nga i cili transferohet te KF Llapi.

Ibrisagic tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Turqi dhe po stërvitet prej disa ditësh me skuadrën, ndërsa pritet të forcojë repartin defanziv në vazhdim të sezonit.

KF Llapi i uron mirëseardhje Haris Ibrisaagić dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën bardhekaltër.