KF Llapi ka regjistruar barazim 2-2 ndaj PFC Montana në ndeshjen e parë miqësore në Antalya, e cila u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, me shi të rrëmbyeshëm gjatë gjithë takimit, por me intensitet dhe ritëm të lartë nga të dya skuadrat.
Skuadra jonë kaloi e para në epërsi në minutën e 18-të, kur Muhamet Hyseni shfrytëzoi gabimin në dalje të portierit kundërshtar dhe realizoi me saktësi për rezultatin 1-0. Pas golit tonë, Montana reagoi dhe arriti të shënojë dy gola, duke përmbysur rezultatin dhe duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-2.
Në pjesën e dytë, stafi teknik bëri ndryshime në përbërjen e ekipit, të cilat ndikuan dukshëm në lojë. Llapi dominoi plotësisht takimin, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke krijuar raste të shumta shënimi. Barazimi erdhi në minutën e 52-të, pas një aksioni këmbëngulës në zonën kundërshtare, ku Mergim Cërnavërni tregoi gjindshmëri dhe realizoi për 2-2.
Në këtë ndeshje debutoi edhe mesfushori i ardhur në afatin kalimtar dimëror, Francisco Neto, i cili u aktivizua për rreth 25 minuta, duke dhënë sinjale pozitive në paraqitjen e tij të parë me fanellën bardhekaltër.
Formacioni startues i KF Llapit:
Marijan Coric – Benjamin Emini, Fuad Ajvazi, Luan Lleshi, Ilir Blakçori – Arbnor Ramadani, Arbnor Aliu, Arianit Hasani (C) – Hasan Hyseni, Elvir Gashijani, Muhamet Hyseni.
Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe:
Aridon Bllaca – Arbër Bytyqi, Landrit Rama, Armend Likaj, Bujar Idrizi, Enedin Mulalic – Besar Musolli, Lulzim Peci, Blendion Llalloshi – Edon Sadriu, Mergim Cërnavërni.
Nga minuta e 65-të në lojë hynë edhe Francisco Neto, Haris Ibrisagic, Drilon Cenaj, Benjamin Zyberi dhe Redon Bejta.
Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, loja u zhvillua me intensitet të lartë dhe angazhim maksimal nga të dyja skuadrat. KF Llapi ndeshjen e radhës miqësore do ta zhvillojë më 26 janar ndaj Oleksandriyas, në kuadër të fazës përgatitore.

