KF Llapi me katër ndeshje miqësore në Antalya në kuadër të përgatitjeve dimërore

KF Llapi njofton opinionin për programin e plotë të ndeshjeve miqësore që do të zhvillohen gjatë fazës përgatitore në Antalya të Turqisë, në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit garues.

Paraprakisht, KF Llapi do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Kosovë ndaj FC Prizreni, e cila do të luhet të shtunën nga ora 13:00 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Kurse, skuadra do të udhëtojë drejt Antalyas më 21 janar, ku do të qëndrojë deri më 2 shkurt.

Gjatë grumbullimit përgatitor në Turqi, bardhekaltrit do të zhvillojnë gjithsej katër ndeshje miqësore ndërkombëtare, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen fizike të skuadrës, integrimin e përforcimeve dhe funksionimin e ideve taktike para rinisjes së kampionatit.

Programi i ndeshjeve miqësore në Antalya është si vijon:

23.01.2026: KF Llapi – FC Montana (Bullgari)
26.01.2026: KF Llapi – FC Oleksandriya (Ukrainë)
28.01.2026: KF Llapi – FC Kaysar (Kazakistan)
30.01.2026: KF Llapi – FC Kudrivka (Ukrainë)

Këto takime do të përbëjnë teste të rëndësishme për ekipin, duke ofruar mundësi për konsolidim të grupit dhe përgatitje sa më të mirë për sfidat që e presin KF Llapin në vazhdim të sezonit.